Më shumë se 80 viktima dhe qindra të lënduar gjatë një tubimi fetar

Më shumë se 80 viktima dhe qindra të lënduar gjatë një tubimi fetar

15:50, 02/07/2024
A+ Aa A-

Më shumë se 80 njerëz mbetën të vrarë pas një rrëmuje në një tubim fetar në Indi. Incidenti ndodhi në një fshat në rrethin Hathra, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Nju Delhi, dhe sipas mediave lokale, tragjedia ishte për shkak të mbipopullimit.

Mes të vdekurve kishte disa gra dhe fëmijë. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitale si në Hathras, ashtu edhe në rrethin fqinj Etah. Megjithatë, autoritetet dyshojnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh.  

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zyrtarët lokalë dhe ekipet emergjente, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco