Marine Le Pen përpara raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë: Nëse fitojmë nuk do të jem në qeveri, por…

Marine Le Pen përpara raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë: Nëse fitojmë nuk do të jem në qeveri, por…

11:22, 02/07/2024
A+ Aa A-

Marine Le Pen e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë në Francë, tha se ajo do të respektonte rolin e Jordan Bardella nëse ai bëhet kryeministër i vendit pas raundit të dytë të zgjedhjeve më 7 korrik, dhe se ajo nuk do të dëshironte të ishte vetë pjesë e qeverisë.

E pyetur nëse Tubimi Kombëtar do të përpiqej të formonte një qeveri nëse nuk merr shumicën në asamblenë kombëtare, Le Pen argumentoi se do të duhej një shumicë.

“Është e qartë se ne nuk mund të pranojmë të shkojmë në qeveri nëse nuk mund të veprojmë. Ne dëshirojmë të qeverisim,” theksoi ajo, në France Inter.

Le Pen tha gjithashtu se nuk do të ulet në qeveri dhe se nuk do të jetë presidente e asamblesë kombëtare, por do të jetë në krye të grupit të deputetëve.

“Unë do të jem në krye të grupit të deputetëve”, tha Le Pen.

Kujtojmë se nga raundi i parë i zgjedhjeve më 30 qershor në Francë, partia e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN) dhe aleatët e saj arritën 33% të votave popullore kombëtare, e pasuar më pas nga Aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) me 28% ndërsa koalicioni qendror i Presidentit Emmanuel Macron, Together, arriti 20%.

Ndër të tjera, e pyetur nëse do t’i bashkohej një grupi të ri politik evropian të formuar nga Hungaria e Viktor Orbán, ajo nuk dha një përgjigje konkrete, përkundrazi tha se partia do të shikojë se çfarë është në tryezë pas zgjedhjeve franceze.

“Ne jemi të përqendruar në një zgjedhje që është thelbësore për të ardhmen e vendit,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco