Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Filipine/ Shpërthen depoja e fishekzjarrëve, raportohen viktima

Filipine/ Shpërthen depoja e fishekzjarrëve, raportohen viktima

10:58, 30/06/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm iu mori jetën 5 personave, mes të cilëve dhe një fëmijë në jug të Filipineve.

Sipas raportimeve, shpërthimi erdhi si pasojë e një zjarri që përfshiu një vend grumbullimi fishekzjarrësh në qytetin e Zamboanga.

Viktimat ishin 4 punëtorë dhe fëmija e njërit prej tyre, ndërkohë që bilanci mund të thellohet edhe më tej, pasi shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve rëndë.

Shpërthimi krijoi një krater 20 metra, teksa dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për fikjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco