Udhëheqësit e BE zgjodhën António Costa si President të Këshillit Evropian

Udhëheqësit e BE zgjodhën António Costa si President të Këshillit Evropian

13:33, 28/06/2024
A+ Aa A-

Udhëheqësit e BE-së zgjodhën António Costa si President të Këshillit Evropian, propozuan Ursula von der Leyen si kandidate për Presidente të Komisionit Evropian dhe Kaja Kallas si Përfaqësuese të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidente të Komisionit. Kështu njoftoi sot Europian Commission.

Çfarë vjen më pas?

Parlamenti Evropian zgjedh Presidentin e ri të Komisionit me shumicën absolute të anëtarëve të tij.

Përfaqësuesja e Lartë dhe Zv.Presidentja e KE do të paraqitet në një seancë dëgjimore përpara Parlamentit Evropian, si pjesë e Kolegjit të Komisionerëve.

Presidenti i Komisionit, Përfaqësuesja e Lartë dhe Zv.Presidentja e KE dhe komisionerët e tjerë, si organ do t'i nënshtrohen votimit të pëlqimit nga Parlamenti Evropian përpara emërimit të tyre zyrtar nga Këshilli Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco