Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

'Do të ketë diskutime nëse do vazhdojë'/ Paraqitja kaotike e Biden në debat shokon demokratët, pikëpyetje për vazhdimësinë

'Do të ketë diskutime nëse do vazhdojë'/ Paraqitja kaotike e Biden në debat shokon demokratët, pikëpyetje për vazhdimësinë

10:58, 28/06/2024
A+ Aa A-

Paraqitja e Biden-it në debat nxit "një nivel më të lartë paniku" mes demokratëve

Paraqitja kaotike e Joe Biden-it në debatin presidencial të së enjtes mbrëma i futi demokratët në panik pasi frika e tyre më e keqe u bë realitet lidhur me aftësinë e kandidatit të tyre 81-vjeçar për t'i bërë ballë Donald Trump-it.

Brenda pak minutash ata u shushatën nga pamja e një Bideni të brishtë që mezi jepte disa përgjigjeve jokoherente në një debat kyç për të cilin ai supozohej se kishte kaluar ditë të tëra duke u përgatitur. Ndërsa mbrëmja vazhdoi, tronditja u shndërrua në një bisedë për mënyrën sesi mund të zëvendësohej presidenti dhe kush mund të zinte vendin e tij kur kanë mbetur edhe pesë muaj nga zgjedhjet.

"Ka një nivel më të lartë paniku nga ç'kam kam parë apo nga ç'kam menduar se do të ishte e mundur," tha një person i brendshëm i njohur i partisë.

"Ai konfirmoi frikën tonë më të keqe," tha një tjetër.

David Axelrod, ish-këshilltari i lartë i Barack Obamës, tha në CNN se Biden kishte marrë pikë për disa çështje politike, por pranoi: "Do të ketë diskutime nëse ai duhet të vazhdojë".

Demokratët kanë pasur prej kohësh dyshime për aftësinë e Biden-it për të fituar një mandat tjetër.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris i tha CNN-it: "Po, ishte një fillim i ngadaltë. Por ishte një mbyllje e fortë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco