Gjermania u kërkon qytetarëve të saj largohen urgjentisht nga Libani

Gjermania u kërkon qytetarëve të saj largohen urgjentisht nga Libani

22:19, 26/06/2024
A+ Aa A-

“Shtetasve gjermanë u kërkohet urgjentisht të largohen nga Libani”, ky ka qenë njoftimi i Ministrisë së Jashtme në Gjermani, e cila shpjegon se tensionet aktuale të shtuara në zonën kufitare me Izraelin mund të përshkallëzohen.

“Ekziston gjithashtu një rritje e rrezikut të sulmeve terroriste në Liban, të cilat mund të drejtohen kundër të huajve perëndimorë ose hoteleve të mëdha,”-thuhet në njoftim. 

Izraeli dhe grupi i armatosur libanez Hezbollah kanë shkëmbyer zjarre thuajse të përditshme ndërkufitare që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor, me tensionet që janë përshkallëzuar javët e fundit. Kjo ka ushqyer frikën se një luftë e gjithanshme mund të shpërthejë në rajon./ euronews/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco