Ky është momenti kur policia mori në pyetje një aktivist të Kërkesës së Rinisë, i cili shkeli brenda oborrit të rezidencës së kryeministrit britanik Rishi Sunak në Yorkshire.
Policia arrestoi katër burra që protestuan në tokën e shtëpisë së kryeministrit, që kap vlerën prej 2 milionë funtesh, transmeton Telegrafi.
Oliver Clegg, një student protestues 21-vjeçar nga Mançesteri, kreu një ‘protestë të pistë’ në pronën e kryeministrit, pamjet e së cilës u postuan në mediat sociale në përpjekje për t’u bërë virale.
Twitter is the home of ‘free speech’ according to @elonmusk but they’ve still inhibited the reach of this. So here’s a ‘safe for work’ version. You’re welcome! 💩 pic.twitter.com/4Jn0MEwwBg
‘Nëse jeni në dijeni se jeni në një pronë private, ju lutemi të largoheni. Jeni duke kryer një shkelje duke qenë në këtë tokë’, dëgjohet polici duke i thënë aktivistit.
Oficeri i policisë vazhdon të marrë në pyetje demonstruesin për qëllimet e tij, i cili pyet policin nëse ky veprim do t’i detyrojë policët ta arrestojnë.
© SYRI.net