Meloni kundërshton bisedimet 'jo demokratike' për postet e BE, duke menduar për abstenimin

Meloni kundërshton bisedimet 'jo demokratike' për postet e BE, duke menduar për abstenimin

13:18, 26/06/2024
A+ Aa A-

Përjashtimi nga një marrëveshje paraprake për ndarjen e posteve kryesore të bllokut pas zgjedhjeve të qershorit ka zemëruar kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, e cila tani po mendon të abstenojë zyrtarisht nga vendimi, sipas raporteve të mediave.

Një marrëveshje e ndërmjetësuar mbi postet kryesore të BE-së në vazhdën e samitit joformal të javës së kaluar pa përfshirjen e Italisë ka shkaktuar zemërimin e kryeministres Georgia Meloni, e cila u konsiderua se kishte fituar rol kryesor në proces pas rezultateteve pozitive të partisë "Fratelli d'Italia" në zgjedhjet  e BE-së.

Njoftimi për një marrëveshjeje paraprake të ndërmjetësuar dje nga përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane (EPP), socialistët dhe liberalët erdhi si rrufe në qiell për qeverinë italiane, e cila nuk e priti mirë lajmin.

Meloni ka kundërshtuar hapur metodën e përzgjedhjes "në të cilën disa njerëz pretendojnë se vendosin për të gjithë" duke folur sot në parlamentin e vendit, përpara samitit të liderëve të BE-së që mblidhet në Bruksel për të vendosur mbi këtë çështje.

"Asnjë demokrat i vërtetë që beson në sovranitetin popullor nuk mund ta konsiderojë të pranueshme që në Evropë të ketë pasur një përpjekje për të negociuar në pozitat kryesore edhe para se njerëzit të shkonin në zgjedhje," tha ajo për procesin.

Sipas kryeministres së Italisë, marrëveshja e fundit tejkalon logjikën e konsensusit në të cilën shumica e vendimeve në nivel të BE-së janë bazuar gjithmonë duke mos përfshirë “ata në anën e kundërt politike dhe ata kombe që konsiderohen shumë të vegjël për të qenë të denjë për t'u ulur në tryezat që kanë rëndësi.”

Ajo tha se e konsideronte “surreale” që gjatë takimit jozyrtar të javës së kaluar, u propozuan emra për postet kryesore si rezultat i bisedimeve dypalëshe mes palëve, “pa pretendimin e një diskutimi të hapur, bazuar në mënyrën se si qytetarët kishin folur në kutinë e votimit. .

“Më duket se, deri më tani, ka pasur një mos gatishmëri për të dhënë llogari për mesazhin e dhënë nga qytetarët në kutinë e votimit,” shtoi ajo duke komentuar thelbin e marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco