Rutte pas emërimit si shef i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë kolektive

Rutte pas emërimit si shef i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë kolektive

12:34, 26/06/2024
A+ Aa A-

 

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte është deklaruar pas emërimit të tij në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Në një reagim në platformën X, ai tha se është një nder i jashtëzakonshëm emërimi në këtë post.

“Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr sit ë lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenbergut, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh”, shkruan ai.

Emërimi i Rutte si shefi i ardhshëm i NATO-s u bë formalitet, pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun, Klaus Iohannis, bëri të ditur javën e kaluar se është larguar nga gara.

Ndërsa, Sekretari aktual i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg do të largohet nga pozita e tij si shef i aleancës në tetor të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco