Apple është nën hetim nga BE, por pse?

Apple është nën hetim nga BE, por pse?

11:49, 26/06/2024
A+ Aa A-

Komisioni Europian po bën një hetim për gjigjantin e teknologjisë, Apple, pasi ka shkelur rregullat e BE-së për platformat digjitale.

Sipas hetimit në fjalë, kompania po pengon konkurrencën që të prodhojë aplikacione dhe të shesë produkte përmes link-eve të jashtme. Në hetim thuhet se Apple u kërkon atyre tarifa të shumta, të cilat dëmtojnë edhe konsumatorët.

“Konsumatorët duhet të kenë mundësinë të përdorin aplikacionet, përfshirë ato të muzikës apo të takimeve, me çmimet më të mira dhe të dinë ku t’i blejnë ato. Për momentin, Apple po i pengon prodhuesit e aplikacioneve të gjejnë kanale alternative”, tha Vanessa Turner, eksperte e ligjeve të konkurrencës në Komisionin Europian.

Apple, nga ana tjetër, mund të bëjë një analizë të përfundimit të Këshillit dhe t’i japë një përgjigje deri në mars të vitit 2025. Në rast se rezulton që hetimi është i drejtë, BE do të vijojë me gjoba kundrejt Apple.

Gjobat mund të shkojnë deri në 10% të të gjithë të ardhurave vjetore të gjigantit Apple, ose pagesa të përditshme, të cilat përkojnë me 5% të fitimeve ditore të kompanisë, sipas Thomas Regnier, zëdhënës i Komisionin Europian për ekonominë digjitale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco