Lajmi i fundit

Gjendet trupi i pajetë i një personi të paidentifikuar në lumin Drin, policia jep detaje

Defekt në anijen kozmike, dy astronautët e NASA-s ‘ngecin’ në hapësirë

Defekt në anijen kozmike, dy astronautët e NASA-s ‘ngecin’ në hapësirë

08:28, 25/06/2024
A+ Aa A-

Dy astronautë të NASA-s kanë ngecur në hapësirë. Kjo pasi ekipi i inxhinierëve që supozohet t’i sjellë në shtëpi e vonoi kthimin e tyre, për herë të dytë.  

Dyshja veterane Barry "Butch" Wilmore, 62 vjeç dhe Suni Williams, 58 vjeç, u nisën për në orbitë në bordin e Starliner të Boeing në fillim të këtij muaji.

Ishte planifikuar që ata të ktheheshin në Tokë më 13 qershor, pasi kaluan një javë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Por, me ndryshimin e kushteve, ata do të fluturojnë në shtëpi jo më herët se të mërkurën tjetër pasi ekipit të inxhinerëve në toku i duhet më shumë kohë për të rregulluar probleme të shumta me anijen Starliner.

Të premten, NASA tha se u desh më shumë se sa pritej për të rishikuar keqfunksionimet e shtytësit dhe rrjedhjet e heliumit që shkaktuan vonesën e parë.

Misioni për në ISS ishte nisja e parë hapësinore e Boeing me ekuipazh pas më shumë se një dekade planifikimi.

Steve Stich, menaxheri i programit të ekuipazhit komercial në NASA, tha: “Ne po marrim kohën tonë dhe po ndjekim procesin tonë standard të ekipit të menaxhimit të misionit.”

Pesë nga shtytësit e Starliner u mbyllën nga kompjuterët e tij teksa anija kozmike i afrohej stacionit hapësinor dhe katër prej tyre duhej të ndizeshin përsëri. Sistemi shtytës ka pësuar disa rrjedhje të vogla.

Wilmore dhe Williams, të cilët janë të dy ish-pilotë të marinës amerikane, thuhet se nuk po nxitojnë të largohen nga stacioni sepse ai është i pajisur mirë me furnizime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco