'Paratë e Putinit' për të ndihmuar Ukrainën, drita jeshile për 1.4 mld euro

'Paratë e Putinit' për të ndihmuar Ukrainën, drita jeshile për 1.4 mld euro

22:25, 24/06/2024
A+ Aa A-

Drita jeshile vjen nga Luksemburgu për aktin e ri të luftës ekonomike të BE-së kundër Rusisë së Vladimir Putinit, në mbështetje të Ukrainës.

27 vendet anëtare miratuan paketën e 14-të të sanksioneve kundër Moskës dhe mbi të gjitha, lëshuan këstin e parë të fondeve për Kievin “të paguara” me fitimet shtesë që rrjedhin nga aktivet e Bankës Qendrore Ruse të palëvizura në Evropë.

Këto asete, ndërsa mbeten të palëvizshme brenda qendrave të depozitimit të letrave me vlerë të BE-së, gjenerojnë shuma të mëdha interesi çdo vit. Shumica e vendeve të BE-së kanë vendosur të marrin në dorë këtë thesar, i cili kap vlerën e disa miliardëve, edhe për të anashkaluar veton e zakonshme të Hungarisë.

Ndryshe nga ajo që ndodh me fondet e BE-së të Fondit Evropian të Paqes (EPF), të cilin Budapesti e ka bllokuar prej muajsh, unanimiteti i 27-ve nuk është i nevojshëm për përfitimet shtesë.

“Traktati ofron mënyra ligjore për të ecur përpara kur disa shtete anëtare nuk duan të marrin pjesë”, shpjegoi Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit, Josep Borrell, duke shtuar se “ne kemi një procedurë për të ecur përpara duke shmangur çdo formë bllokimi nga ndonjë shtet anëtar që nuk është pjesë e vendimit”.

Shkurtimisht, nëse Hungaria e Viktor Orbanit nuk dëshiron “të marrë pjesë në zbatimin e vendimit”, është e lirë të mos e bëjë këtë. Por ajo nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të mbajë të bllokuar 26 vendet e tjera të bllokut.

Por si funksionon tërheqja e interesit nga asetet ruse?

Kësti i parë kap vlerën 1.4 miliardë dhe duhet të arrijë në Kiev që në fillim të korrikut përmes Gjermanisë, Danimarkës dhe Çekisë. Një këst i dytë prej 1.1 miliardë do të shohë si protagonistë Italinë, Letoninë, Rumaninë dhe Suedinë dhe ndoshta duhet të disbursohet në pranverën e vitit 2025.

Mekanizmi parashikon që fitimet e jashtëzakonshme do të kanalizohen nga vetë ahtetet anëtare, të cilët do të funksionojnë si “agjentët ekzekutivë” duke blerë armët dhe pajisjet ushtarake të kërkuara nga Ukraina si prioritet.

Në të njëjtën kohë, Ministrat e Jashtëm të 27-es miratuan gjithashtu paketën e 14-të të sanksioneve.

“Këto masa janë krijuar për të synuar sektorë me vlerë të lartë të ekonomisë ruse, si energjia, financat dhe tregtia, dhe gjithmonë të bëhet më e vështirë shmangia e sanksioneve të BE-së”, thuhet në një shënim nga Këshilli.

Ndërhyrjet kryesore synojnë pikërisht të sigurojnë që masat kufizuese të mos anashkalohen, duke përfshirë edhe ndalimin e anijeve ruse në rieskportimin e gazit natyror të lëngshëm nga portet evropiane drejt destinacioneve të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco