Komplotet për vrasjen e zyrtarëve, Zelensky urdhëron spastrimin e gardës shtetërore

Komplotet për vrasjen e zyrtarëve, Zelensky urdhëron spastrimin e gardës shtetërore

17:03, 24/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka urdhëruar shefin e ri të shërbimit të gardës shtetërore të Ukrainës që të pastrojë radhët e saj nga njerëzit që e diskreditojnë atë, pasi dy oficerë të saj ishin akuzuar për komplot për të vrarë zyrtarë të lartë.

 Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SBU) ka thënë muajin e kaluar se kishte kapur dy pjesëtarë të shërbimit të rojës të akuzuar për bashkëpunim me Rusinë për të komplotuar vrasjen e Zelenskyt dhe zyrtarëve të tjerë, duke përfshirë shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov. Shërbimi i rojës ofron siguri për zyrtarë të ndryshëm të qeverisë, raporton The Guardian.

Vrasja e Zelenskyt ishte menduar si një “dhuratë” për Vladimir Putin, presidentin rus, inaugurimi i të cilit u bë në Kremlin muajin e kaluar për herë të pestë, ka deklaruar SBU-ja.

Duke prezantuar Kolonelin Oleksiy Morozov para stafit të hënën, Zelensky ka thënë  se objektivi i tij kryesor ishte të siguronte që vetëm ata që e shohin të ardhmen e tyre të lidhur me Ukrainën t’i bashkohen agjencisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco