Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Ishte rraciste, gruaja tentoi të mbyste në pishinë 3-vjeçarin dhe ofendoi nënën myslimane

Ishte rraciste, gruaja tentoi të mbyste në pishinë 3-vjeçarin dhe ofendoi nënën myslimane

13:21, 24/06/2024
A+ Aa A-

Një grua në Teksas është akuzuar për tentativë vrasjeje, pasi tentoi të mbyste një fëmijë 3-vjeçar në një pishinë, ndërsa bëri deklarata raciste, sipas policisë.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike në Teksas identifikoi familjen si myslimane dhe palestineze dhe u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë incidentin ‘si një krim urrejtjeje dhe të marrin të gjitha masat për të mbajtur familjen myslimane dhe komunitetin mysliman të sigurtë’”, tha organizata në një njoftim për shtyp.

Ngjarja ndodhi në 19 maj, në pishinën e një kompleksi apartamentesh. “Gruaja ishte e dehur, tentoi të mbyste një fëmijë dhe debatoi me nënën e fëmijës”, thanë dëshmitarët, që panë ngjarjen.

“Më pyeste se nga isha dhe nëse dy fëmijët në pishinë ishin fëmijët e mi”, tregoi nëna që mbante veshur hixhab.

Gruaja, e identifikuar si Elizabeth Wolf, 42 vjeç, u përpoq të kapte djalin 6-vjeçar, por ky i fundit u largua me forcë. Më pas, ajo kapi vajzën 3-vjeçare dhe e futi në ujë, duke i rrezikuar jetën.

42-vjeçarja u arrestua, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco