Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Shpërthen zjarri në fabrikën e baterive në Korenë e Jugut, rritet numri i viktimave

Shpërthen zjarri në fabrikën e baterive në Korenë e Jugut, rritet numri i viktimave

12:29, 24/06/2024
A+ Aa A-

Rreth 20 persona janë gjetur të pajetë pas një zjarri që shpërtheu në një fabrikë baterish në Korenë e Jugut , njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

 Zjarri shpërtheu rreth orës 10:30 me orën lokale, në një fabrikë të prodhimit të baterive litium në Hwaseong, në jug të kryeqytetit Seul, sipas ministrisë së brendshme të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut është një prodhuesi kryesor i baterive të litiumit, të cilat përdoren në shumë artikuj nga automjetet elektrike te laptopët.

Duke qenë se zjarri i litiumit mund të reagojë intensivisht me ujin, zjarrfikësve iu desh të përdornin rërë të thatë për të shuar flakët, të cilit iu deshën disa orë për t’u vënë nën kontroll.

Bateritë e litiumit rrezikohen të shpërthejnë nëse dëmtohen ose mbinxehen. Ndërsa një zjarr mund të shuhet, ai mbetet në rrezik të rindezjes pa paralajmërim për shkak të reaksionit kimik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco