34 persona të vdekur/ Konsumuan alkool artizanal

34 persona të vdekur/ Konsumuan alkool artizanal

19:50, 20/06/2024
A+ Aa A-

Në shtetin jugor të Indisë,Tamil Nadu të paktën 34 persona humbën jetën pasi konsumuan një pije alkolike të prodhuar në mënyrë artizanale. Ngjarja ndodhi në lagjen Kallakuruchi, ku disa banorë u ndjenë keq pasi konsumuan pijen alkoolike. Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale me shenja të ndryshme helmimi dhe diarre, teksa ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet.

Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu një zyrtar të lartë të policisë dhe dhjetë zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen se kanë lejuar shpërndarjen e këtyre pijeve kontrabandë. Dhjetëra njerëz vdesin në Indi çdo vit pasi kanë pirë alkool të prodhuar në mënyrë artizanale. Prodhuesit shpesh shtojnë metanol, një formë shumë toksike e alkoolit që përdoret për të rritur forcën e tij. Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco