‘Jo raketa në Ukrainë’, Jordan Bardella: Do fillojmë programin e riarmatimit të Francës

‘Jo raketa në Ukrainë’, Jordan Bardella: Do fillojmë programin e riarmatimit të Francës

15:12, 20/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i ekstremit të djathtë në Francë, i cili synon të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, u tërhoq nga premtimi i mëhershëm i partisë së tij për të hequr dorë nga komanda strategjike ushtarake e NATO-s.

Kandidati i “Frontit Kombëtar”, Jordan Bardella tha nga Parisi se ai “nuk planifikon të vërë në dyshim angazhimet që Franca ka marrë në skenën ndërkombëtare” nëse votuesit i japin partisë së tij një shumicë që i mundëson atij të udhëheqë.

“Nuk kam në plan të vë në dyshim angazhimet e marra nga Franca në nivel ndërkombëtar, sepse është në rrezik kredibiliteti ynë ndaj partnerëve tanë evropianë, si dhe ndaj aleatëve tanë të NATO-s. Kam në plan të ndjek përpjekjet për riarmatimin e vendit, si në aspektin e aftësive të tij mbrojtëse, duke rritur buxhetin ushtarak përmes përpjekjeve buxhetore të bëra në vitet e kaluara, të cilat ne i kemi mbështetur”, deklaroi Bardella.

Duke iu referuar luftës në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, Bardella tha se “Franca nuk duhet të largohet nga komanda ushtarake e NATO-s, por nga ana tjetër nuk do të dorëzojë armë të cilat do të ndikojnë në përshkallëzimin e situatës në lindje të Ukrainës, të tilla si raketat.

“Unë dëshiroj që Ukraina të ketë në dispozicion municionet dhe pajisjet që i nevojiten për të mbajtur frontin, por vija ime e kuqe nuk do të ndryshojë, e cila është dërgimi i pajisjeve që mund të kenë si pasojë përshkallëzimin e situatës në Evropën Lindore. Dhe kështu nuk kam në plan të dërgoj, veçanërisht, raketa me rreze të gjatë ose armë të tjera që do të lejojnë Ukrainën të godasë territorin rus”, u shpreh Bardella.

Partia euroskeptike kundër emigracionit e “Fronti Kombëtar dhe veçanërisht ish-kandidatja e saj presidenciale Marine Le Pen, njihen për lidhje të ngushta me Rusinë. Le Pen ka shprehur disa herë rezerva për furnizimin e Ukrainës me armë shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco