Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandali te onkologjiku, mjekja Ymeri revoltohet me mediat: Më keni shtrembëruar fotot

Presidenti rumun tërhiqet si kandidat për postin kryesor të NATO-s, i hap rrugën Rutte-s

Presidenti rumun tërhiqet si kandidat për postin kryesor të NATO-s, i hap rrugën Rutte-s

14:01, 20/06/2024
A+ Aa A-

Bukuresht, 20 qershor - Presidenti rumun Klaus Iohannis tha të enjten se ai po e tërhiqte mbrapsht, emrin e tij për të udhëhequr NATO-n dhe se këshilli suprem i mbrojtjes së Rumanisë do të mbështeste kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretar të Përgjithshëm të Aleancës.

Këshilli suprem i mbrojtjes i Rumanisë vendosi gjithashtu t'i dhurojë Ukrainës një nga dy sistemet operative Patriot të vendit, por me kusht për negociata të mëtejshme me aleatët për ta zëvendësuar atë me një sistem të ngjashëm të mbrojtjes ajrore.

Rumania e kishte marrë vendimin për të dhuruar sistemin Patriot "duke marrë parasysh përkeqësimin e konsiderueshëm të situatës së sigurisë së Ukrainës pas sulmeve të vazhdueshme dhe masive nga Rusia ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe ... pasojat rajonale duke përfshirë sigurinë e Rumanisë," shprehej CSAT në deklaratë.

Presidenti Iohannis e kishte njoftuar NATO-n për tërheqjen e kandidaturës së tij javën e kaluar, shtonte deklarata.

NATO i merr vendimet me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e të 32 aleatëve. Vetëm Rumania kishte qenë ende zyrtarisht kundër kandidaturës së Rutte.

Rutte, një aleat i vendosur i Kievit dhe një kritik i presidentit rus Vladimir Putin, ishte parë si i vendosur në këtë detyrë që nga e marta kur Hungaria dhe Sllovakia hoqën rezistencën e tyre.

Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s do të përballet me sfidën e mbajtjes së mbështetjes së aleatëve për luftën e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, ndërsa do të vigjëlojë mbi çdo përshkallëzim që mund ta tërheqë aleancën ushtarake drejtpërdrejt në një luftë me Moskën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco