Marrëveshja Rusi-Kore e Veriut, Japonia e shqetësuar: Shkel rezolutat e OKB-së

Marrëveshja Rusi-Kore e Veriut, Japonia e shqetësuar: Shkel rezolutat e OKB-së

13:13, 20/06/2024
A+ Aa A-

Tokio është “thellësisht i shqetësuar që presidenti Putin nuk e ka përjashtuar bashkëpunimin ushtarak-teknik me Korenë e Veriut”. Kështu tha sot në një konferencë për shtyp Yoshimasa Hayashi, zëdhënës i qeverisë japoneze.

“Ky lloj bashkëpunimi mund të përbëjë shkelje të drejtpërdrejtë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për sa i përket ndikimit të tij në sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”, shtoi ai.

“Përkundër dëshirës së komunitetit ndërkombëtar, Rusia bleu armë dhe municione, duke përfshirë raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe i përdori ato në Ukrainë, në kundërshtim flagrant me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha më tej zëdhënësi i ekzekutivit të Tokios.

Më herët edhe Koreja e Jugut shprehu shqetësimin për këtë marrëveshje duke thënë se shkelen rezolutat e OKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco