Nga Oksfordi, te dita e refugjatëve! Çfarë përfaqëson data e sotme në histori?

Nga Oksfordi, te dita e refugjatëve! Çfarë përfaqëson data e sotme në histori?

09:43, 20/06/2024
A+ Aa A-

Çfarë përfaqëson data 20 Qershor në histori:

Viti 1214 – Universiteti i Oksfordit merr statusin si shkollë e lartë. Oksfordi ka edukuar shumë njerëz që do të bëheshin të shquar, duke përfshirë 27 laureatë Nobel, 26 kryeministra dhe shumë krerë shtetesh të tjerë.

 

Viti 1782 – Kongresi amerikan miraton Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara, e cila mbizotërohet nga shqiponja krahëhapur, me një flamur në njërën kthetër mban një degë ulliri dhe në tjetrën, 13 shigjeta dhe një pankartë, ku lexohet “bashkimi bën fuqinë”.

Viti 1840 – Amerikani Samuel Morse merr patentë për shpikjen e telegrafit. Ai kishte krijuar një gjuhë të unifikuar për të gjithë botën nëpërmjet kodit a alfabetit që u quajt Morse, ku çdo shkronjë ka kodin e vet me pika dhe vija.

Viti 1877 – Alexander Graham Bell instalon shërbimin e parë telefonik me pagesë në botë në Kanada.

Viti 1963 – I ashtuquajturi “telefoni i kuq” vendoset për komunikim të nivelit më të lartë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, pas krizës së raketave kubane.

Viti 1967 – Lindi Nicole Kidman, aktore australiane, kandidate për çmimin Golden Globe të vitit 2004 në kategorinë protagonistja më e mirë në një rol dramatik. Kidman është edhe ambasadore e OKB-së për të drejtat e gruas. Me qëllim që të ndihmonte banorët e Kosovës, Kidman më 14 tetor 2006 ka vizituar Kosovën.

Viti 2003 – Themelohet Wikimedia: organizata drejtuese e projekteve të ndryshme, krijuar në përputhje me ligjin e Floridas, SHBA regjistruar në këtë shtet më 2003, nga nismëtari i Wikipedias, zoti Jimbo Wales.

Viti 1991 – Bundestagu gjerman voton për të lëvizur kryeqytetin nga Boni përsëri në Berlin. Boni kishte qenë de fakto kryeqytet i Republikës Federale Gjermane.

Viti 2009 – Muzeu i Akropolit në Athinë hapet për publikun me rreth 4 mijë objekte antike në 14 mijë metra katrorë sipërfaqe.

20 qershori është Dita ndërkombëtare e refugjatëve.

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve kremtohet çdo vit më 20 qershor, për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballen refugjatët në mbarë botën, si dhe për të shprehur dhembshuri dhe mbështetje për refugjatët në situatat e tyre të vështira të jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco