Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:13, 20/06/2024
A+ Aa A-

Gaza/ OKB njofton se kriza humanitare po përkeqësohet me shpejtësi

 Image

Kriza humanitare në jug të Gazës po përkeqësohet me shpejtësi, raportojnë organizata të ndryshme humanitare dhe OKB. Kjo, pasi mijëra palestinezë janë grumbulluar në zona të mbipopulluara, duke përjetuar të nxehtin e verës dhe sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit. Sipas organizatave, uji dhe ushqimi mungojnë dhe gjendja e vështirë e bën gjithnjë e më sfiduese punën e vullnetarëve.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), bëri me dije se në kampet e njerëzve që janë zhvendosur nga lufta ka një mungesë të theksuar të ujit dhe ushqimit, si dhe qumështit dhe formulave për bebet.

Indi/ 52 njerëz ndërrojnë jetë nga vapa ekstreme

Image

Times of India raportoi se të paktën 52 njerëz kanë ndërruar jetë në New Delhi, Indi, për shkak të valës së të nxehtit që ka prekur vendin. Sipas mediave vendase, 52 trupa u transportuan në spital gjatë 2 ditëve të fundit, kryesisht njerëz me pamundësi ekonomike, të cilët punonin me orë të gjata në diell.

Që nga 1 marsi e deri më 18 qershor, India ka regjistruar 110 vdekje të konfirmuara. Ministria e Shëndetësisë në vend urdhëroi instituacionet që të ofrojnë kujdes të vazhdueshëm dhe spitalet që të lirojnë më shumë shtretër në raste emergjencash.

Koreja e Jugut paralajmëron Rusinë

Image

Koreja e Jugut raportoi se inteligjenca e Seulit kishte marrë informacione se Vladimir Putin dhe Kim Jong Un do të nënshkruanin një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak. Kjo solli edhe një paralajmërim nga ana e Koresë jugore, e cila iu drejtua Putinit, duke thënë të mos e kalonte pikën e caktuar.

Chang Ho-jin, ish-ambasador i Koresë së Jugut në Rusi u shpreh se Rusia duhet ta vendosë se cila nga Koretë, ajo e veriut apo ajo e jugut është më e rëndësishmja për të, pasi të përfundojë luftën në Ukrainë. “Detajet e marrëveshjes kanë nisur të dalin në dritë dhe mbetet për t’u parë nëse Moska ka shkuar vërtet përtej kësaj pike”, tha ish-ambasadori.

Iran/ Fituesja e çmimit Nobel për paqen dënohet edhe me 1 vit burg

Image

Fituesja e çmimit Nobel për paqen, Narges Mohammadi është dënuar edhe me 1 tjetër vit burg, u shpreh avokati i saj, duke shtuar se klientja e tij është dënuar sërish për propagandë kundër sistemit.

Ajo u akuzua pasi u kishte bërë thirrje votuesve që të bënin një bojkot ndaj zgjedhjeve të parlamentit iranian dhe sepse u kishte dërguar letra politikanëve në Europë. Më tej, edhe sepse kishte folur për torturat dhe dhunën seksuale kundër një gazetareje dhe aktivisteje.

Fituesja e çmimit Nobel është burgosur në institucionin famëkeq “Evin”, ku zakonisht janë të dënuarit politikë, si dhe ata që kanë raporte me Perëndimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco