Humb jetën foshnja 7- muajshe/ U kafshua nga qeni i shtëpisë

Humb jetën foshnja 7- muajshe/ U kafshua nga qeni i shtëpisë

22:41, 19/06/2024
A+ Aa A-
Në Angli një foshnje ka ndërruar jetë si pasojë e kafshimit nga qeni i shtëpisë. Vajza 7-muajshe u dërgua në spital me lëndime serioze në kokë pasi qeni e sulmoi. Policia ka thënë se ajo vdiq pak kohë pas ngjarjes. Qeni që nuk klasifikohej si racë e rrezikshme, u largua nga shtëpia, raportoi Skynews.

“Një foshnje 7-muajshe ka pësuar lëndime serioze në kokë pasi u kafshua nga qeni i familjes brenda shtëpisë. Ajo u trajtua në vendngjarje para se të dërgohej në spital për trajtim të mëtejmë. Tragjikisht, ajo vdiq më pas”, ka thënë Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco