Arrestohet 68-vjeçari që mbante të lidhur me litar djalin e tij/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor

Arrestohet 68-vjeçari që mbante të lidhur me litar djalin e tij/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor

22:06, 19/06/2024
A+ Aa A-
Një 68-vjeçar u arrestua nga policia në Itali pasi keqtrajtoi djalin e tij 39-vjecar, që vuante nga probleme mendore. “E kanë pushtuar demonët”, ishte kjo arsyeja që ai tha se e lidhi djalin me një litar në një park jo shumë larg shtëpisë në Monza. Policia ka ndërhyrë pas një denoncimi nga shërbimet sociale.

I riu u gjet në tokë në gjendje konfuze ndërsa babai e mbante të lidhur me litar në bel, në mënyrë që “të mos shpëtonte papritmas”. Babai, 68-vjeçari ka pretenduar se djali i tij “nuk kishte asnjë problem shëndetësor, por ishte i pushtuar nga një demon”.

Për këtë, ai e kishte çuar për ti nënshtrohej ritualeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco