Komisioni Evropian propozon buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2025, ja sa do të jetë

Komisioni Evropian propozon buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2025, ja sa do të jetë

21:46, 19/06/2024
A+ Aa A-

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar sot buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2025.

Buxheti parashikohet të jetë në vlerën e 199.7 miliardë eurosh, thuhet në faqen zytrare të KE-së.

Buxheti do të plotësohet me rreth 72 miliardë euro pagesa në kuadër të projektit “Next Generation EU”.

Projektbuxheti për vitin 2025 do të drejtojë fondet atje ku mund të bëjnë diferencën më të madhe, në bashkëpunim dhe në përputhje me nevojat e vendeve anëtare të BE-së.

Kjo do të bëhet duke inkurajuar tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, duke krijuar vende pune duke forcuar autonominë strategjike të Evropës dhe rolin global.

Projektbuxheti për vitin 2025 do të sigurojë gjithashtu mbështetje të vazhdueshme për refugjatët sirianë në Turqi dhe rajonin më të gjerë, fqinjësinë jugore, duke përfshirë dimensionin e jashtëm të migracionit, si dhe Ballkanin Perëndimor, dhe më e rëndësishmja është mbështetja e qëndrueshme për Ukrainën, sipas faqen e internetit të KE-së.

Përveç buxheteve të tjera për vitin 2025, 53.8 miliardë euro janë caktuar për politikën e përbashkët bujqësore.

49.2 miliardë euro janë planifikuar për zhvillimin dhe kohezionin rajonal për të mbështetur kohezionin ekonomik, social dhe territorial, si dhe për infrastrukturën që mbështet tranzicionin e gjelbër dhe projektet prioritare të Bashkimit.

16.3 miliardë euro janë caktuar për mbështetjen e partnerëve dhe interesave të Bashkimit Evropian në botë, nga të cilat gjysmë miliardë euro janë për Fondin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

13.5 miliardë euro do të ndahen për kërkimi dhe inovacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco