Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Apple ngjall polemika: Axhenda 'anti-familjes', vendos burrin nuse dhe shtatzënë

Apple ngjall polemika: Axhenda 'anti-familjes', vendos burrin nuse dhe shtatzënë

14:13, 18/06/2024
A+ Aa A-

Apple ka bërë së fundmi disa ndryshime radikale në përditësimin e iOS 17.4.

Image

Çfarë ndryshoi?  Emojit e familjes që dikur shfaqeshin si figura të burrit, gruas dhe fëmijës tani përfaqësohen me silueta pa gjini. Zëvendësimi i emojive tradicionale është bërë me figura të reja si burri me fustan, gruaja me kostum dhe papion por më e çuditshmja është burri shtatzënë.

Image

Image

Image

Një hap i tillë ngre shumë pyetje dhe polemika mbi atë që përfaqëson Apple me këto ndryshime.

Apple ështe justifikuar se emojit e verdha nuk përfaqësojnë dot të gjithë por shumë kritikë mendojnë se emojit e reja nuk përfaqësojnë dot askënd, pasi janë figura pa ngjyrë dhe identitet gjinor.

Apple thotë se këtë ndryshim e ka sjellë si një përpjekje për të qenë më gjithëpërfshirës dhe për të reflektuar diversitetin e shoqërisë moderne. Megjithatë një veprim i tillë është parë si  një largim nga realiteti biologjik dhe shoqëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco