Ushtria izraelite: 550 luftëtarë të Hamasit u vranë në Rafah

Ushtria izraelite: 550 luftëtarë të Hamasit u vranë në Rafah

08:42, 18/06/2024
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë çmontuar rreth gjysmën e forcës luftarake të Hamasit në Rafah, duke vrarë të paktën 550 persona të armatosur në zonë, ndërsa operacioni kundër grupit terrorist në qytetin më jugor të Rripit të Gazës vazhdon.

Divizioni 162 i IDF-së ka luftuar në Rafah për më shumë se 40 ditë, duke marrë së pari kontrollin e periferisë lindore të qytetit dhe pikën kufitare me Egjiptin në fillim të majit.

IDF thotë se ka gjetur të paktën 25 tunele “të gjata” që arrijnë në kufirin me Egjiptin, disa prej të cilëve ka të ngjarë të kalojnë në Sinai dhe janë përdorur nga Hamasi për të kontrabanduar armë. Ushtria thotë se është duke i hetuar më tej këto tunele.

Ushtria izraelite humbur 22 ushtarë në mes të luftimeve në Rafah, tetë prej të cilëve u vranë të shtunën në një shpërthim në një automjet të blinduar që u sulmua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco