Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çfarë po ndodh?/ Putin shkarkon 4 zëvendësministra të Mbrojtjes, emëron kushërirën e tij

Çfarë po ndodh?/ Putin shkarkon 4 zëvendësministra të Mbrojtjes, emëron kushërirën e tij

18:14, 17/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin raportohet se ka shkarkuar 4 zëvendësministra të mbrojtjes.

Në bazë të dekreteve të Kremlinit, Nikolay Pankov, Ruslan Tsalikov, Tatyana Shevtsova dhe Pavel Popov janë liruar të gjithë.

Ajo që bie në sy pas këtij vendimi të presidentit rus është se kushërira e tij, Anna Tsivileva, tani është bërë zëvendësministre e mbrojtjes.

Putin ka emëruar Anna Tsivileva, për të cilën mediat ruse thanë se është vajza e kushëririt të presidentit, si zëvendësministre të mbrojtjes.

Leonid Gornin, zëvendësministër i financave, do të jetë zëvendësministër i parë i mbrojtjes nën ministrin e mbrojtjes Andrei Belousov.

Pavel Fradkov, djali i ish-kryeministrit Mikhail Fradkov, u emërua gjithashtu zëvendësministër i mbrojtjes, së bashku me Oleg Savelyev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco