Britani/ Sondazhet parashikojnë humbjen e thellë të Rishi Sunak

Britani/ Sondazhet parashikojnë humbjen e thellë të Rishi Sunak

09:31, 17/06/2024
A+ Aa A-

Tre sondazhet e fundit në Britani parashikojnë një disfatë të sigurt për Partinë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Partia Laburiste e opozitës së qendrës së majtë nën drejtimin e Keir Starmer ka një epërsi dy herë më të lartë, në krahasim me konservatorët e Sunak, të cilët kanë qenë në pushtet për 14 vjet nën pesë kryeministra të ndryshëm.

Sunak i kanë ngelur më pak se tre javë për të vijuar me fushatën e tij dhe për të zbuluar platformën e tij dhe për të vijuar “betejën” për ndryshim të rezultatit.

Agjencia kërkimore “Savanta” njoftoi se Partia Laburiste e Kier Starmer do të ketë 46 për qind të votave ose dy përqind më shumë krahasuar me sondazhin e pesë ditëve më parë, ndërsa mbështetja për konservatorët ra katër përqind, në 21 për qind.

Sondazhi është bërë nga data 12-14 qershor për Sunday Telegraph.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco