EURO 2024/ Përpara ndeshjes Poloni- Holandë, Policia gjermane qëllon një burrë me sëpatë në Hamburg

EURO 2024/ Përpara ndeshjes Poloni- Holandë, Policia gjermane qëllon një burrë me sëpatë në Hamburg

13:56, 16/06/2024
A+ Aa A-

Policia gjermane ka qëlluar një burrë me sëpatë në Hamburg përpara ndeshjes së Polonisë me Holandën në Euro 2024.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në Reeperbahn – një lagje e njohur argëtuese në qendër të qytetit të Hamburgut përpara përplasjes së Polonisë me Holandën.

Sipas autoriteteve lokale, burri thuhet se ka kërcënuar oficerët e policisë me një “kazmë dhe një mjet ndezës” përpara se të qëllohej.

Policia e Hamburgut tha në X: “Në #StPauli aktualisht është një operacion i madh policor.

“Sipas konstatimeve fillestare, një person ka kërcënuar punonjësit e policisë me sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”

Incidenti vjen pasi një vrasës me thikë vrau një person dhe plagosi rëndë dy të tjerë në një festë të Euros përpara ndeshjes hapëse të së premtes midis Gjermanisë dhe Skocisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco