Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë makina dhe armë

Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë makina dhe armë

13:45, 16/06/2024
A+ Aa A-

Disa të burgosur të ISIS-it kanë arritur të thyejnë qelitë e një burgu në Rusi, dhe të rrëmbejnë dy gardianë që po i mbajnë si peng.

Ata po mbahen nga të burgosurit, bëhet fjalë për një kolonel të cilit po i mbahet thika në fyt në një burg në Rostov-on-Don, përgjatë kufirit me Ukrainën.

Janë gjashtë të burgosur që akuzohen për terrorizëm dhe që tashmë janë dënuar, dhe i kanë bërë kërkesë autoriteteve ruse që t’ju sigurojnë makinë dhe armë në këmbim të lirimit të pengjeve.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që t’ju jepen armët që gjenden në magazinën e burgut, kurse autoritetet po tentojnë të negociojnë me pengmarrësit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, pjesëtarët e ISIS-it shihen me thikë dhe që vazhdimisht deklarojnë se “ku janë vëllezërit e tyre të tjerë të burgosur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco