Ukraina dhe Palau vendosin marrëdhënie diplomatike

Ukraina dhe Palau vendosin marrëdhënie diplomatike

13:21, 16/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar homologun nga Palau, Surangel Whipps Jr në Zvicër, duke shënuar kontaktin e parë të rangut të lartës mes dy vendeve dhe shënimin e fillimit të marrëdhënieve të tyre të para diplomatike.

Në prezencë të dy presidentëve, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Eunice Akiwo, drejtor i Zyrës së Brendshme të Palaut, kanë nënshkruar një komunikatë të përbashkët për themelimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Zelensky ka falënderuar Palaun për mbështetjen e dhënë për integritetin territorial të Ukrainës, dhe ka ftuar në implementimin e formulës për paqe.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia vazhdimisht kërcënon me shkatërrim të ambientit, pas okupimit të centralit bërthamor në Zaporizhzhia.

“Është shumë e rëndësishme që keni gjetur mundësinë të ndiqni samitin e paqes. Falënderojë Palaun për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco