Lajmi i fundit

Itali – Shqipëri/ Mashtrime kontratash furnizimi me energji e gaz - Prokuroria e Milanos urdhëron sekuestrime

Pelegrinët e haxhit durojnë 47 gradë në Arabinë Saudite

Pelegrinët e haxhit durojnë 47 gradë në Arabinë Saudite

11:41, 16/06/2024
A+ Aa A-

Peregrinët myslimanë të haxhit po ballafaqohen me kushte të vështira të nxehtësisë në Arabinë Saudite. Rreth kodrës së Al-Rahma, ose Kodrës së Mëshirës, kolona të larta po spërkatnin me ujë pelegrinët të cilët mblidhen në Malin e Arafatit për të kryer adhurimin dhe reflektimin gjatë gjithë ditës së haxhit.

Në Mina dhe në Xhaminë e Madhe, stacione të ftohjes në rrugët që çojnë drejt malit dhe në zonat përreth tij po ndihmojnë peregrinët që të luftojnë nxehtësinë, e cila ka arritur tashmë  47°C në Malin e Arafatit, sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë së Arabisë Saudite.

Autoritetet saudite presin që numri i peregrinëve këtë vit të tejkalojë dy milionë, duke u afruar niveleve para pandemisë së koronavirusit.

Peregrinët janë këshilluar të përdorin çadra dhe të pinë shumë ujë për të mbrojtur veten nga kushtet e vështira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco