Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

21:57, 15/06/2024
A+ Aa A-

Peter Pellegrini, aleat i kryeministrit Robert Fico, u betua si presidenti i ri i Sllovakisë.

Sllovakia kishte qenë një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës përpara se Fico të vinte në pushtet në tetor, me një premtim për të ndaluar furnizimet me rezerva ushtarake të ushtrisë sllovake në Kiev.

Bëhet e ditur se Pellegrini, ish-kryeministër, u zgjodh me 53 për qind të votave, shkruan the Guardian.

Ai e mposhti diplomatin pro-perëndimor Ivan Korcok në një votim të dominuar nga përçarjet për luftën në Ukrainën fqinje.

Siç raportohet, presidenti i Sllovakisë është edhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, ratifikon traktatet ndërkombëtare dhe emëron gjyqtarët kryesorë.

Ndryshe, Pellegrini bëhet presidenti i gjashtë i Sllovakisë që nga fitimi i pavarësisë së vendit pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1993 dhe do të pasojë Zuzana Caputova, kryetaren e parë femër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco