Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

Shefi i kabinetit të presidentit Zelenskyt: Pas samitit në Zvicër do t’i paraqesim Rusisë planin për paqe

Shefi i kabinetit të presidentit Zelenskyt: Pas samitit në Zvicër do t’i paraqesim Rusisë planin për paqe

17:43, 15/06/2024
A+ Aa A-

Pasi të përgatitet një “plan” për paqen në Ukrainë me kontributin e komunitetit ndërkombëtar, Ukraina do të përpiqet t’ia paraqesë atë Rusisë në një “samit të dytë, në nivel liderësh”.

Kjo ishte deklarata e Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në margjinat të samitit të paqes në Ukrainë në Buergenstock, të Zvicrës, në komunën e Stansstad (Kantoni Nidëalden).

“Asnjë kompromis për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, ne jemi shumë të qartë në lidhje me filozofinë për të arritur paqen.

Sot dhe nesër do të diskutojmë parimet e planit të përbashkët të ardhshëm, në të cilin do të donim të bazohej  formula e paqes e paraqitur nga presidenti Zelensky, por ne jemi shumë të hapur ndaj të gjitha opinioneve të të gjitha vendeve përgjegjëse.

Kur plani të jetë gati, ne do të kërkojmë për t’ia paraqitur atë përfaqësuesve të Rusisë dhe mund të ndodhë në një samit të dytë në nivel ndërkombëtar”,- përfundon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco