Francë, Jordan Bardella do të bëhet kryeministër nëse ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet

Francë, Jordan Bardella do të bëhet kryeministër nëse ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet

09:59, 11/06/2024
A+ Aa A-

Paris -  Shtylla kryesore e partisë Tubimit Kombëtar (Rassemblement National) në Francë,  Marine Le Pen, tha se ajo do të shërbente si presidente e Francës kandidati i saj, 28-vjeçari Jordan Bardella, do të emërohej kryeministër i vendit nëse partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vend.

Presidenti i partisë Tubimi Kombëtar,Jordan Bardella dhe Marine Le Pen do të vepronin si një "çift ekzekutiv" nëse partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme franceze.

Të hënën mbrëma gjatë një interviste televizive në rrjetin televiziv komercial francez TF1, Le Pen tha se nëse partia e saj është e suksesshme në votime, ajo do të merrte rolin e presidentit dhe, kurse atë të kryeministrit, Bardella.

“Gjithmonë i kam thënë francezëve se prej muajsh Bardella dhe unë kemi punuar si çift ekzekutiv në mënyrë që të përmbushim në rastin më të mirë detyrat e investuara tek ata nga populli francez”, tha ajo.

"Unë mendoj se ne kemi një mundësi historike për të lejuar Tubimin Kombëtar (Rassemblement National) të kthejë Francën në rrugën e duhur."

Politikania konservatore tha se partia e saj do të konsideronte gjithashtu bashkimin e forcave me një kandidat tjetër të krahut të djathtë dhe do të  mbështeste kandidatin e saj  ditën e zgjedhjeve, të planifikuara për 30 qershor dhe 7 korrik.

Kush është Jordan Bardella, lideri 28-vjeçar i ekstremit të djathtë në Francë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco