Franca në zgjedhje të parakohshme, Macron i kërkon Attal të drejtojë fushatën përballë Bardelas

Franca në zgjedhje të parakohshme, Macron i kërkon Attal të drejtojë fushatën përballë Bardelas

17:45, 10/06/2024
A+ Aa A-

Ekstremi i djathtë në Francë, nën drejtimin e 28-vjeçarit Jordan Bardela, mundi thellë partinë e Presidentit Emmanuel Macron.

Ky i fundit u detyrua të shpërndante parlamentin pas rezultateve, ku ekstremi i djathtë siguroi rreth 30% të votave, ndërkohë që forca e Macron mori gjysmën e tyre.

Mediat në Francë kanë zbuluar dhe përplasjet mes kryeministrit Attal dhe presidentit Macron pas daljes së rezultateve.

Kryeministri Gabriel Attal u përpoq të bindte Macron që të mos e shpërndante Asamblenë Kombëtare dhe në vend të kësaj të pranonte dorëheqjen e tij, të cilën presidenti e refuzoi.

Sipas mediave, Attal i tha presidentit “unë jam fitili, më përdor si fitil”. Macron u përgjigj: “Jo, ti je personi më i mirë për të drejtuar fushatën”.

35-vjeçari Attal, pritet të jetë personi që do të jetë përballë Jordan Bardella – liderit 28-vjeçar të partisë Rally National të Marine Le Pen.

Duket se këto dy figura të reja politike do të jenë përballë tyre në të ardhmen e afërt për drejtimin e Francës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco