Greqi, gjendet trupi i djegur i një burri, dyshohet se e ka vrarë i biri profesor

Greqi, gjendet trupi i djegur i një burri, dyshohet se e ka vrarë i biri profesor

08:14, 01/06/2024
A+ Aa A-

Greqi - I biri u gjet pranë trupit të të atit në oborrin e shtëpisë – “Janë grindur, tha gjyshi dhe se djali e rrihte”, thotë një dëshmitar 

Një thriller është duke u zhvilluar në Liosia pasi policia ka gjetur një trup të djegur dhe po heton ngjarjen tronditëse.

Sipas informacioneve nga burime policore, në zonë është gjetur një trup i djegur i një burri  dhe pranë tij djali i tij, i cili dyshohet se ka djegur të atin, pasi siç u tha policisë duke i lënë pa fjalë, nuk kishte para për ta varrosur. 

Trupi i djegur është gjetur në një dyshek të djegur në oborrin e shtëpisë. Autoritetet kanë vënë në pranga djalin e viktimës.

Në vendngjarje ndodhet edhe një mjek ligjor për të përcaktuar nëse burri është vrarë nga djali i tij, i cili thuhet se vuante nga probleme psikologjike , apo nëse ai ka vdekur dhe më pas djali i tij ka dashur t'i djegë trupin. 

Sipas banorëve të zonës, njeriu duhet të ketë vdekur prej disa ditësh pasi era e keqe ishte e fortë.

Sipas dëshmisë së një fqinji në media gjyshi kishte thënë se i biri po e rrihte, ndërsa era e rëndë është ndjerë që nga e marta. 

“E shihja gjyshin që hynte dhe pastronte. Ai ishte rreth moshës 80-85 vjeç dhe djali rreth 60-65 vjeç. Kishte një erë të fortë, që nga e marta. U grindën, gjyshi i kishte thënë një fqinji se i biri po e mërzit. Djali është profesor, është i arsimuar. Shtëpia e tyre ishte sekuestruar dhe kishte ardhur edhe pronari dhe për 2-3 ditë do ta dorëzonin”.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco