Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

U fiksua pas të dashurit sa e telefonoi deri në 100 herë në ditë, 18-vjeçarja kineze diagnostifikohet me sëmundjen e rrallë 'truri i dashurisë'

U fiksua pas të dashurit sa e telefonoi deri në 100 herë në ditë, 18-vjeçarja kineze diagnostifikohet me sëmundjen e rrallë 'truri i dashurisë'

20:24, 03/05/2024
A+ Aa A-

Një 18-vjeçare kineze u bë aq e fiksuar pas të dashurit të saj, saqë e telefononte 100 herë në ditë. Këto veprime të saj mund të duken shenja të xhelozisë por më vonë ajo u diagnostikua me një sëmundje të padëgjuar më parë  ajo e “trurit të dashurisë”.

"Yueniu News" raportoi së fundmi rastin e Xiaoyu, një vajze 18-vjeçare nga provinca Sichuan, e cila u fiksua aq shumë pas të dashurit të saj, saqë ua bëri jetën e të dyve një makth. Sjellja shqetësuese e vajzës filloi në vitin e saj të parë të universitetit, kur ajo u lidh në mënyrë romantike me një djalë, emri i të cilit nuk është zbuluar për të mbrojtur privatësinë e tij.

Sipas Du Na, një mjek në “The Fourth People’s Hospital” të Chengdu, Xiaoyu u bë shpejt e fiksuar në mënyrë të panatyrshme pas të dashurit të saj, duke dashur të dinte vendndodhjen e tij në çdo kohë dhe duke u trembur kur ai nuk iu përgjigj menjëherë mesazheve të saj. Sipas mjekut, Xiaoyu vuante nga një çrregullim i rrallë mendor i quajtur “truri i dashurisë”.
“Ajo priste që ai t’i përgjigjej menjëherë”, tha Dr. Du, duke shtuar se një ditë Xiaoyu e telefonoi të dashurin e saj më shumë se 100 herë. Ajo u zemërua aq shumë kur ai nuk u përgjigj, saqë ajo shkatërroi gjithçka në banesën e tyre. Kur djali erdhi në shtëpi dhe pa skenën, thirri policinë, e cila mbërriti pikërisht në momentin që ajo kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni.

Xiaoyu përfundimisht u frenua dhe më pas u dërgua në një spital, ku u diagnostikua me një çrregullim të personalitetit të njohur si “truri i dashurisë”. Doktor Du Na tha se njerëzit e prekur nga një formë e butë e “trurit të dashurisë” zakonisht mund të shërohen dhe të bëjnë një jetë normale thjesht duke mësuar të kontrollojnë emocionet e tyre, por në raste të rënda si ajo e Xiaoyu, kërkohet ndihmë mjekësore.
Megjithëse Dr. Du nuk mund të identifikonte me saktësi shkakun e gjendjes së Xiaoyu, ai tha se truri i dashurisë zakonisht diagnostikohet te njerëzit që nuk kanë pasur një marrëdhënie të shëndetshme me prindërit e tyre kur rriten. Historia e Xiaoyu u bë virale në mediat sociale kineze dhe ndezi një debat të nxehtë mbi shëndetin mendor dhe stigmën rreth tij, si dhe për shkakun e vërtetë të kontrollit të sjelljeve në marrëdhëniet romantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco