SHBA, sanksione të reja ndaj Moskës!

SHBA, sanksione të reja ndaj Moskës!

22:06, 01/05/2024
A+ Aa A-

Këtë të mërkurë SHBA ka vendosur sanksione të reja për qindra firma dhe persona të lidhur me programet e Rusisë të zhvillimit të armëve, dhjetëra firma kineze të akuzuar se po ndihmojnë Rusinë në gjetjen e zgjidhjeve për t’i shmangur sanksionet dhe individë të lidhur me vdekjen e opozitarit rus Alexey Navalny, raporton agjencia “AP”.

Sanksionet e vendosura nga Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Shtetit synojnë bazën e industrisë ushtarake të Rusisë, programet e armëve kimike dhe njerëzit e firmat e shteteve të treta që e ndihmojnë Rusinë të marrë komponentë armësh, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, ka thënë se veprimi “do të godasë aftësitë luftarake të Rusisë”.

Sanksionet vijnë ndërsa Senati ka dhënë një aprovim përfundimtar të një legjislacioni që ndalon importin e uraniumit rus, duke rritur përpjekjet e SHBA-së për ta ndërprerë luftën e Rusisë në Ukrainë. Presidenti i SHBA-së pritet ta nënshkruajë ligjin.

Një grup prej 16 objektivash në Kinë dhe Hong Kong, shumica e të cilave akuzohen se kanë ndihmuar Rusinë t’i shmangë sanksionet, janë përfshirë në listën e sanksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco