VIDEO/ Momenti kur lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, merr lajmin se tre djem dhe nipërit iu vranë nga sulmi izraelit

VIDEO/ Momenti kur lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, merr lajmin se tre djem dhe nipërit iu vranë nga sulmi izraelit

08:36, 11/04/2024
A+ Aa A-

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka pohuar dje se tre nga djemtë dhe katër nipërit e tij janë vrarë nga një sulm ajror në Gaza.

Mediat e lidhura me Hamasin thanë se makina me të cilën po udhëtonin djemtë e tij u godit në kampin Al-Shati pranë qytetit të Gazës.

Haniyeh tha se incidenti nuk do të ndryshonte kërkesat e Hamasit në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Ushtria izraelite tha se djemtë ishin anëtarë të krahut ushtarak të Hamasit.

Grupi thuhet se ishte duke shkuar për në një festë familjare për të kremtuar ditën e parë të festës myslimane të Bajramit.

Haniyeh i tha transmetuesit Al Jazeera se tre djemtë - Hazemi, Amiri dhe Muhamedi - kishin qendruar në Gazë gjatë luftës.

Një deklaratë nga Hamasi më vonë tha se katër nga nipërit e Haniyeh - Mona, Amal, Khaled dhe Razan - ishin në mesin e të vrarëve në atë që ata e quajtën sulmin "tradhtar dhe frikacak".

Haniyeh tha se e dëgjoi lajmin teksa po vizitonte palestinezët e plagosur që ishin dërguar për trajtim në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku jeton lideri i Hamasit.

“Armiku krijon iluzione nëse mendon se vënia në shënjestër e djemve të mi, në kulmin e negociatave për armëpushim dhe përpara se lëvizja të japë përgjigjen e saj, do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij”, tha ai për Al Jazeera.

Në komentet e raportuara në kanalin Telegram të Hamasit, ai falënderoi Zotin për "nderin" që i është bërë nga ajo që ai e quajti "martirizimi i fëmijëve dhe nipërve të tij".

Momenti kur lideri politik i Hamasit merr lajmin se tre djem dhe katër nipër iu vranë nga sulmi ajror izraelit:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco