Macron: Do të ishte cinike që Rusia të akuzonte Ukrainën për sulmin terrorist në Moskë

Macron: Do të ishte cinike që Rusia të akuzonte Ukrainën për sulmin terrorist në Moskë

13:01, 25/03/2024
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se do të ishte “cinike dhe kundërproduktive për Rusinë dhe qytetarët e saj” që të përpiqeshin të fajësonin Ukrainën për sulmin terrorist në qytetin Crocus në Moskë.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm nga çdo instrumentalizim” i sulmit, tha Macron në komentet për gazetarët pas mbërritjes së tij në territorin francez të Guianës Franceze.

Macron shprehu "solidaritetin" e tij me popullin rus pas "sulmit terrorist islamik" në Moskë, duke shtuar se Franca i kishte ofruar ndihmën e saj Moskës në lidhje me të dhëna sekrete rreth sulmit.

Ai vuri në dukje se Shteti Islamik (ISIS) kishte marrë përsipër sulmin dhe se Franca dhe partnerët e saj kryesorë besonin se ishte një krah i Shtetit Islamik që e planifikoi dhe kreu këtë sulm. Megjithatë, ai nuk specifikoi se cili krah  ISIS-it mendohet në Francë se e ka kryer.

Macron tha se i njëjti krah kishte tentuar të kryente disa sulme në tokën franceze muajt e fundit, gjë që kontribuoi në vendimin e qeverisë franceze për të rritur nivelin e kërcënimit terrorist të vendit të dielën.

Kujtojmë se pas sulmit, Putin tha se "autoret" ishin drejtuar në kufirin me Ukrainën përpara se të kapeshin. Komentet e tij erdhën pasi ISIS kishte marrë tashmë përgjegjësinë. Kurse Ukraina e mohoi me forcë çdo përfshirje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco