'Një dron ukrainas goditi një apartament në Shën Petersburg' - thotë shtypi rus

'Një dron ukrainas goditi një apartament në Shën Petersburg' - thotë shtypi rus

10:27, 02/03/2024
A+ Aa A-

Një "emergjencë" dëmtoi një ndërtesë apartamentesh në Shën Petersburg të shtunën në mëngjes, thanë autoritetet ruse. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass tha se dëmi ishte shkaktuar nga një "shpërthim", ndërsa lajmet lokale dhe mediat sociale thanë se një dron kishte goditur ndërtesën. Associated Press nuk mundi të verifikonte këto pretendime.

Edhe Euronews njoftoi se autoritetet ruse kanë thënë se një "emergjencë" dëmtoi një ndërtesë apartamentesh në Shën Petersburg të shtunën në mëngjes.

Megjithatë, shtypi vendor dhe mediat sociale thanë se ishte një dron ukrainas që goditi një ndërtesë banimi në qytetin rus. Por as Euronews nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur asnjërin pretendim.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se dëmi në lagjen Krasnogvardeisky të Shën Petersburgut u shkaktua nga një "shpërthim".  Banorët u evakuuan, megjithëse nuk pati viktima, shkroi guvernatori i qytetit Alexander Beglov në Telegram. 

Dritaret janë thyer dhe ballkonet janë dëmtuar.

Faqja e lajmeve Mash tha se pallati u godit nga një dron ukrainas. Ajoi publikoi video që dukej se tregonte momentin kur goditi pallati, duke treguar një blic të fortë drite që përfshiu njërën anë të ndërtesës dhe fragmente mbeturinash që fluturonin në ajër. Një video tjetër tregon alarmet e makinave që bien.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka komentuar mbi incidentin.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco