Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

09:47, 02/03/2024
A+ Aa A-

Gaza/ Përditësim mbi numrin e viktimave dhe të lënduarve

Image

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi, numri i viktimave në Gaza, që prej fillimit të luftës, më 7 tetor 2023, ka shkuar në 30,000, ndërsa të plagosur nga sulme të ndryshme izraelite kanë mbetur rreth 70,000 palestinezë.

Ndërkohë, lufta në Gaza vijon të jetë kaotike dhe mizore. Njerëzit po përjetojnë urinë e jashtëzakonshme dhe mungojnë kushtet minimale të jetesës. Rreth 80% e popullsisë, pra rreth 2.3 milionë palestinezë janë detyuar të lënë banesat dhe të zhvendosen në zona të ndryshme, duke u strehuar në godina dhe kampe.

Një ushtar gjerman vret fëmijën, nënën e tij, ish-gruan, partnerin e saj aktual

Image

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Schessel, ku një anëtar i forcave të armatosura gjermane, ka vrarë 4 persona, mes tyre nënën e tij dhe fëmijën. Ai u dorëzua në polici dhe u arrestua, por është i paqartë shkaku i këtij krimi. Policia dyshon për dhunë në familje.

Ai ekzekutoi të ëmën, fëmijën, ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj aktual dhe kjo solli edhe frikë dhe panik në zonë, pasi policia u paraqit me armë dhe rrethoi ndërtesën, ndërsa stacioni i trenit u mbush me forca speciale të armatosura.

Presidenti i Francës thotë se i qëndron planit të tij për dërgimin e trupave në Ukrainë

Image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë disa ditë më parë se do të dërgojë trupa perëndimorë në Ukrainë dhe pas kërcënimit të Putin, ai ka konfirmuar sërish qëndrimin e tij, duke shtuar se i peshoi fjalët e tij, të cilat i ka menduar mirë.

“Këto janë tema mjaft serioze. Çdo fjalë e imja për këtë çështje është e peshuar, e menduar dhe e llogaritur,” u tha ai gazetarëve dhe bëri thirrje që tematika e pushtimit të Ukrainës të vijojë të përfshihet edhe në çështje të tjera, pasi çdo aspekt mund të kontribuojë për paqe dhe qetësi.

Yulia Navalnaya i bën thirrje PE që të veprojë kundër Putin

Image

Vejusha e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, i ka bërë thirrje Parlamentit Europian që të mos dorëzohet para lodhjes dhe të mos kërkojë më bisedime për paqe me Vladimir Putin. Ajo ka sugjeruar që Bashkimi Europian të gjejë mënyra inovatore dhe risi në ndëshkimin e ortakëve të Putin, të cilët kanë fshehur para në vende të ndryshme të Europës. 

“Nëse doni të mposhtni Putin duhet të bëheni inovatorë dhe jo të mërzitshëm. Ju nuk mund ta dëmtoni Putin me një tjetër rezolutë apo një tjetër paketë sanksionesh që nuk është ndryshe nga të mëparshmet. Nuk mund ta mundni duke menduar se ai është njeri i parimeve dhe rregullave”, tha Yulia Navalnaya në deklaratën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco