Rrotullojeni si të doni: kapaciteti mendor i Joe Biden thjesht nuk është i përshtatshëm për postin

Rrotullojeni si të doni: kapaciteti mendor i Joe Biden thjesht nuk është i përshtatshëm për postin

14:50, 09/02/2024
A+ Aa A-

Ka pasur prej kohësh shqetësime për gjendjen mendore të Joe Biden-it, por zbulimet e fundit nga këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë janë më tronditësit deri më tani, shkruan Tony Diver sot në The Telegraph.

Në raportin e tij për ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga administrata Obama, Robert Hur tha se zoti Biden nuk i kishte kujtuar dy herë datat kur ai shërbeu si zëvendëspresident dhe nuk mbante mend se kur kishte vdekur djali i tij Beau.

Kujtesa e tij është aq e dobët, pretenduan ata, sa nuk ia vlen të niset një ndjekje penale kundër tij për keqpërdorim të sekreteve kombëtare, sepse një juri ka të ngjarë të ndiente keqardhje për të e ta cilësonte një "i moshuar me qëllime të mira, me kujtesë të dobët".

Të enjten në mbrëmje, kriza u bë edhe më e mprehtë pasi një z. Biden dukshëm i zemëruar qortoi gazetarët për pyetjet për moshën e tij. Ai vazhdoi të ngatërronte presidentin Sisi të Egjiptit me presidentin e Meksikës, në përgjigje të një pyetjeje për situatën në Gaza.

Pas muajsh justifikimesh në Shtëpinë e Bardhë për rënien e dukshme mendore të komandantit të përgjithshëm, ndihmësit e tij të enjten mbrëma pohuan se performanca e tij e dobët në intervista shpjegohej me lodhjen e tij nga ballafaqimi me sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Megjithatë, ata që janë afër presidentin do ta kenë shumë më të vështirë ta shpjegojnë këtë incident.

Së pari, këto zbulime në lidhje me kujtesën e zotit Biden nuk vijnë nga komentet partiake, ose nga një gabim i dukshëm në kamera gjatë fushatës.

Zyrtari neutral

Ato janë nxjerrë nga një zyrtar neutral i ngarkuar me hetimin e provave në këtë rast dhe i referohen një interviste me dyer të mbyllura, që sipas pranimit të vetë presidentit, ai e kishte marrë jashtëzakonisht seriozisht.

Së dyti, shpjegimi se zoti Biden nuk ishte në gjendje të kujtonte faktet bazë për jetën e tij, sepse po përballej me një krizë të politikës së jashtme, sugjeron se kërkesat detyrës kanë një efekt të rëndësishëm në kapacitetin e tij mendor.

Këtë herë, nuk është rasti, siç pretendohet shpesh, që zoti Biden është thjesht një "makineri gafash" që bën gabime kur flet publikisht.

Kjo humbje e kujtesës ndodhi në mënyrë private, në një kohë kur ai pritej të kryente detyrat e tij në nivelin më të lartë.

Demokratët dhe njerëzit përreth presidentit duhet të vendosin tani nëse është e mençur që partia të mbështesë zotin Biden si kandidatin e saj për zgjedhjet e nëntorit.

Tashmë, historitë për lajthitjet dhe gafat e tij kanë një ndikim të madh në sondazhe. Vetëm këtë javë, më shumë se tre të katërtat e votuesve raportuan në një sondazh të NBC se kishin shqetësime në lidhje me aftësinë e presidentit për të bërë punën e tij.

Pyetjet në lidhje me shëndetin personal të zotit Biden janë gjithashtu të dëmshme nga mesazhi i tij kryesor i fushatës: se Donald Trump është një forcë për kaos në politikën amerikane dhe se rizgjedhja e tij do të dëmtonte demokracinë amerikane.

Pyetja e thjeshtë për strategët demokratë është nëse rënia mendore e zotit Biden është më shqetësuese për votuesit e lëkundur sesa vështirësitë ligjore të zotit Trump.

Plani B është kompleks

Provat sugjerojnë se ndërsa fushata vazhdon, është mosha e presidentit ajo që do të ndikojë më shumë në rezultatet.

Mekanizmi për të ashtuquajturin "Plan B" është kompleks. Tashmë, fushata është shumë e avancuar që një sfidues i Bidenit të hyjë në garë dhe ta mundë atë në një zgjedhje të hapur paraprake.

Dean Phillips, kundërshtari i vetëm serioz i zotit Biden, nuk ka arritur të marrë më shumë se një pakicë votash në garën paraprake deri më tani.

Megjithatë, ka një mënyrë që zoti Biden të pranojë humbjen në Konventën Kombëtare Demokratike të kësaj vere.

Në teori, është e mundur që partia të zhvillojë një garë të plotë fillestare, vetëm që fituesi të tërhiqet. Në prapaskenë, ka diskutime për Kamala Harrisin, zëvendëspresidentja e tij jopopullore, që zë vendin e tij dhe kandidon kundër zotit Trump në nëntor.

Gjendja mendore e zotit Biden tani është më shumë se një shfaqje e dorës së dytë për të argëtuar republikanët dhe për të mbajtur të zënë propaganduesit e Krahut Perëndimor. Kjo përbën një kërcënim serioz për partinë e tij dhe për Shtetet e Bashkuara në përgjithësi.

Demokratët tani duhet të gjejnë një mënyrë për ta'i dhënë zgjidhje – dhe shpejt madje./SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco