Rregullatorët në SHBA i shpallin të paligjshme, thirrjet telefonike me zëra nga Inteligjenca Artificiale

Rregullatorët në SHBA i shpallin të paligjshme, thirrjet telefonike me zëra nga Inteligjenca Artificiale

12:15, 09/02/2024
A+ Aa A-

Një agjenci amerikane ka thënë se thirrjet telefonike robotike që janë krijuar nga Inteligjenca Artificiale janë tani të paligjshme.

Thirrjet e bëra me zëra të gjeneruar nga inteligjenca artificiale tani janë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, pas vendimit unanim të një agjencie qeveritare.

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC) tha të enjten se këto lloj telefonatash janë rritur gjatë viteve të fundit dhe mund të ngatërrojnë konsumatorët me keqinformimin duke imituar zëra të ndryshëm.

Vendimi vjen pasi autoritetet në shtetin amerikan të New Hampshire avancuan hetimin e tyre për thirrjet robotike të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale që imitonin zërin e Presidentit të SHBA Joe Biden për të ndaluar njerëzit të votonin në zgjedhjet e para në vend muajin e kaluar.

Duke hyrë në fuqi menjëherë, rregullorja fuqizon Komisionin e Komunikimeve që të gjobisë kompanitë që përdorin zëra të Inteligjencës Artificiale në thirrjet e tyre ose të bllokojnë ofruesit e shërbimeve që i kryejnë ato.

Ajo gjithashtu krijon mundësinë për marrësit e thirrjeve për të ngritur padi dhe u jep prokurorëve të përgjithshëm të shtetit një mekanizëm të ri për të goditur shkelësit, sipas Komisionit Federal të Komunikimeve të SHBA-së.

"Aktorët e këqij po përdorin zëra të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në telefonata të pakërkuara robotike për të zhvatur anëtarët e cenueshëm të familjes, për të imituar të famshëm dhe për të keqinformuar votuesit. Ne po i vëmë në dijeni mashtruesit që qendrojmë pas këtyre thirrjeve robotike," tha në një deklaratë kryetarja e agjencisë, Jessica Rosenëorcel.

Autoritetet shtetërore amerikane "do të kenë tani mjete të reja për të goditur këto mashtrime dhe për të garantuar që publiku të mbrohet nga mashtrimet dhe dezinformatat," shtoi ajo.

Sipas ligjit të mbrojtjes së konsumatorit në SHBA, tregtarët e telemarketeve në përgjithësi nuk mund të përdorin telefona automatikë ose mesazhe zanore artificiale ose të regjistruara paraprakisht për të telefonuar në celularë dhe ata nuk mund të bëjnë thirrje të tilla në linjat fikse pa pëlqimin paraprak me shkrim nga marrësi i telefonatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco