Tronditje në Paris, Yjet e Davidit në shtëpi dhe dyqane, nis hetimi

Tronditje në Paris, Yjet e Davidit në shtëpi dhe dyqane, nis hetimi

08:05, 01/11/2023
A+ Aa A-

Paris – Tronditje në Paris ku Ylli i Davidit - i printuar me bojë blu në muret e bardha të disa ndërtesave - u shfaq në disa zona duke kujtuar periudhat më të errëta të historisë evropiane. Këtë akt "të turpshëm" antisemitik, forcat politike e dënuan menjëherë, me kryetaren e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo dhe kryeministren Elisabeth Borne. Megjithatë, ai nuk është aspak e izoluar: 819 akte antisemite u regjistruan në Francë pas sulmit të Hamasit, siç njoftoi Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin.

Të martën, prokurorët në Paris hapën një hetim për dhjetëra Yje të Davidit të vendosura nëpër ndërtesat përreth qytetit dhe periferive të tij, që shihen si kërcënim për hebrenjnjë në mes të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Yjet e sapolyer u pikturuan gjatë natës në fasadat e disa ndërtesave në një lagje jugore të Parisit, siç i pa vetë të martën një gazetar i AFP.

Simbole të ngjashme u shfaqën gjatë fundjavës në periferi të qytetit duke përfshirë Vanves, Fontenay-aux-Roses dhe Aubervilliers.

Në qytetin afër,  Saint-Ouen, ata u shoqëruan edhe me mbishkrime të tilla si "Palestina do ta kapërcejë".

Unioni i Studentëve Hebrenj të Francës tha se ato ishin krijuar për të pasqyruar mënyrën se si hebrenjtë u detyruan të mbanin yjet në gjoks prej regjimit nazist.

"Ky akt të kujton proceset e viteve 1930 dhe të Luftës së Dytë Botërore që çuan në shfarosjen e miliona hebrenjve," tha presidenti i saj Samuel Lejoyeux për AFP.

"Njerëzit që e bënë këtë donin qartë të tmerronin," shtoi ai.

Kryetarja e bashkisë së Aubervilliers, Karine Franclet, i dënoi grafitët si "në kundërshtim të plotë me vlerat themelore që ne mbajmë, duke përfshirë tolerancën, barazinë dhe respektin reciprok, veçanërisht në kontekstin aktual".

Kryetari i bashkisë së Saint-Ouen, Karim Bouamrane tha se autorët duhet të ndëshkohen nga gjykatat "me ashpërsinë më të madhe" në një deklaratë në X.

Izraeli ka bombarduar territorin palestinez të Gazës që nga sulmet e 7 tetorit nga militantët e Hamasit, të cilat vranë rreth 1,400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Më shumë se 8,500 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi në numrin e saj të fundit.

Shumë hebrenj thonë se janë ndjerë të pasigurt në Paris që nga shpërthimi i dhunës në Izrael.

Jacques Isaac Azeroual, një kasap kosher në lagjen e 19-të të qytetit, i cili ka një komunitet të madh hebre, tha se klientët e tij ishin përgjysmuar.

"Njerëzit janë të demoralizuar. Ata kanë frikë të dalin për të blerë", tha ai për AFP, duke shtuar se mbyllet një orë më herët dhe e mbulon kippën e tij (kësulën e vogël tradicionale të hebrenjve) me një kapele kur largohet nga frika e agresionit.

Qeveria thotë se më shumë se 800 incidente antisemite janë regjistruar në Francë në tre javët pas sulmit të Hamasit.

"Ato nuk u shkaktuan nga indinjata për imazhet nga Gaza - aktet antisemite filluan më 7 tetor, madje përpara përgjigjes izraelite," tha presidenti i saj Yonathan Arfi./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco