Detaje nga katastrofa e zjarrit në Johannesburg, mes viktimave dhe shtatë fëmijë

Detaje nga katastrofa e zjarrit në Johannesburg, mes viktimave dhe shtatë fëmijë

12:39, 31/08/2023
A+ Aa A-

Afrikë e Jugut- Është përshkruar si një nga incidentet më të rënda në Johannesburg në historinë e kohëve të fundit.

Një ndërtesë e vjetër që u deklarua e pasigurt për përdorim  por ishte marrë nën kontroll nga bandat e pronave që vepronin në qendër të qytetit, të cilët u jepnin dhoma me qira dhjetëra njerëzve ka shpërthyer në flakë, mbrëmjen e djeshme.

Tashmë dihet se shtatëdhjetë e tre persona kanë vdekur nga zjarri.

Mes viktmave ishin shtatë fëmijë, përfshirë një foshnjë 18 muajshe, thotë zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave (EMS) të Johanesburgut, Robert Mulaudzi..

Ndërtesa të tilla shpesh janë pa ujë të rrjedhshëm dhe paraqesin rrezik zjarri për shkak të lidhjeve të shumta të paligjshme të energjisë elektrike e nevojshme për të siguruar energji për qiramarrësit.

Duke përshkruar incidentin, zëdhënësi i Shërbimeve të Emergjencave të Johanesburgut, Robert Mulaudzi, tha për mediat lokale: "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në 22 vitet të shërbimin tim në këtë qytet".

Zyrtarët thanë se çdo kat i ngjante një vendbanimi informal dhe punëtorët e shpëtimit po krehin ndarjet që ngjasojnë me barake, duke kërkuar për të mbijetuar dhe më shumë viktima.

Një banore e këtij pallati, e cila arriti të mbijetonte, por nuk pranoi të jepte emrin e saj sepse jetonte në bllok ilegalisht, tha se zjarri filloi gjatë një ndërprerjeje të energjisë dhe se tingulli i tij ishte i tmerrshëm, duke e përshkruar atë si një tufë të shtëna armësh dhe më pas një shpërthim masiv, shkruan BBC.

Gruaja tha se ajo dhe miqtë e saj më pas vrapuan nga blloku dhe ranë në gjunjë duke u lutur.

Të mbijetuarit e zjarrit, të cilët tani janë bërë të pastrehë, do të strehohen në një ndërtesë tjetër që është gjithashtu në pronësi të qytetit të Johanesburgut, tha një zyrtar qeveritar.

"Rreth 300 njerëz (141 familje) janë zhvendosur, duke përfshirë 49 në spital dhe do të vendosen në një ndërtesë tjetër në pronësi të qytetit të Johanesburgut," tha Lebogang Maile në X (i njohur më parë si Tëitter).

Maile tha gjithashtu se një ekip ndërqeveritar do t'u sigurojë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave shërbime psikologjike dhe sociale, mbështetje në organizimin e funeralit për viktimat dhe ndihmë për nevoja të tjera.

Ai shtoi se 52 persona janë duke u trajtuar për lëndime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco