Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Thashethemet: Putin detyron vajzën e ministrit rus të mbrojtjes të divorcohet nga burri i saj

Thashethemet: Putin detyron vajzën e ministrit rus të mbrojtjes të divorcohet nga burri i saj

11:18, 08/08/2023
A+ Aa A-

Thashethemet nuk kanw tw dalur në Rusi përsa i pwrket divorcit tw vajzës së ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu nga bashkëshorti i saj bloger, i cili është kritikuar shumë në të kaluarën për mosmbështetje të luftës në Ukrainë.

Sipas Daily Mail , 32-vjeçarja Xenia Shoigu dhe 33-vjeçari Alexei Stolyarov , një nga profesionistët më të famshëm të fitnesit në Rusi, së fundmi njoftuan ndarjen e tyre në një intervistë televizive. 

Stolyarov ka shkaktuar polemika në të kaluarën për udhëtimet që ka bërë jashtë vendit gjatë fazave kritike të konfliktit në Ukrainë.

ImageAlexei Stolyarov 

Stolyarov me afro 800,000 ndjekës në Instagram, ishte vënë në shënjestër të shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin , i cili i kishte kërkuar që ministri rus i mbrojtjes ta dërgonte në vijën e parë për ta mësuar se si të luftonte. 

 Prigozhin deklaroi në mënyrë specifike se 33-vjeçari duhet të kapej dhe t'i dorëzohej atij.

 “Unë do ta stërvit për 6 javë, do ta ndihmoj të përmirësohet dhe do ta dërgoj të luftojë”

Duke cituar raportet e mediave ruse, të gjithë në Kremlin e dinin se armiqtë e Shoigut po përdornin sjelljen e supozuar "jopatriotike", raportoi gazeta britanike, Dailymail që 33-vjeçarit për të lënduar prestigjin e ministrit të Mbrojtjes dhe për ta vënë atë 'në sytë' e Putinit.

Image Xenia Shoigu dhe 33-vjeçari Alexei Stolyarov, me vajzën e tyre, Milana

Sipas kanalit Narrarivy Telegram, presidenti rus  i kishte “kërkuar dy herë” Shoigut që të kontrollonte dhëndrin e tij. 

"Diskutimi i fundit me Ksenia për divorcin u zhvillua kohët e fundit... Ai ra dakord të mohonte publikisht Stolyarov."

Në intervistën ku çifti njoftoi fundin e martesës, Xenia theksoi se ata prej kohësh kanë pushuar së qeni çift, por mbeten partnerë dhe miq shumë të mirë, duke shtuar se vajza e tyre e vogël, Milana, mbetet shumë e lumtur.

“Nuk e kemi marrë këtë vendim tani, ka ndodhur disa muaj më parë. Për ne më e rëndësishmja ishte që Milani të mos ndjejë se ne nuk jemi më një ekip”, tha Stolyarov, ndërsa të dy konfirmuan se partneriteti i tyre do të vazhdojë.

Të shumtë janë ata që e shohin këtë zhvillim të fundit si pjesë të fushatës së nisur nga Kremlini për të rritur imazhin e Sergei Shoigu, pasi ky i fundit është kritikuar shumë për trajtimin e luftës në Ukrainë.

Paraqitjet publike të ministrit rus të mbrojtjes, për të cilin disa besojnë se është i destinuar të pasojë Putinin, janë shtuar kohët e fundit dhe ka raportime se ai ka kryer një sërë “betejash” të zyrtarëve ushtarakë që nuk ishin dakord me strategjinë e tij në Ukrainë.

"Fushata" për të rritur imazhin e Shoigut mund të nënkuptojë se Putini po e miraton atë si një pasardhës të mundshëm. 

Disa madje gjejnë ngjashmëri midis divorcit të vajzës së tij dhe njoftimit të ndarjes së Presidentit Putin një dekadë më parë nga gruaja e tij, Lyudmila .

“Stolyarov ndoshta u refuzua [si dhëndër i Shoigut] për shkak të sjelljes së tij të keqe në mediat sociale. Disa milionë prej nesh e kanë kërkuar këtë për një vit”, tha analisti rus pro-qeveritar Sergei Markov.

ImageShoigu me vajzën e tij Xenia dhe presidentin rus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco