Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Suedia sforcohet për të trajtuar pasojat e protestave ku djegin Kuranin

Suedia sforcohet për të trajtuar pasojat e protestave ku djegin Kuranin

07:42, 08/08/2023
A+ Aa A-

Një seri protestash të autorizuara nga qeveria kanë vënë në pikëpyetje çështjen e fjalës së lirë dhe të identitetit suedez, ndërkohë që qeveria paralajmëron se siguria kombëtare është nën kërcënim.

Spektakli i grisjes dhe djegies së Kuranit në protestat në Suedi ka nxitur debat të fortë publik në vend – dhe sipas standardeve të punëve të brendshme suedeze, incidentet në protestat ligjore kanë pasur një bujë tronditëse ndërkombëtarisht.

Demonstrata zemërimi janë parë në shtete të ndryshme,që nga Iraku në Indonezi me protestues të tërbuar jo vetëm për vetë djegiet, por edhe për faktin që ato kanë ndodhur në aktivitete për të cilat autoritetet suedeze kanë dhënë leje.

Organizata për Bashkëpunim Islamik prej 57 anëtarësh i ka paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së një plan veprimi prej 35 pikash mbi këtë çështje.

Qeveria suedeze – një koalicion i krahut të djathtë që qeveris vendimnëpërmjet një marrëveshjeje me Demokratët Suedezë të ekstremit të djathtë – po përpiqet të qetësojë marrëdhëniet e saj me këto qeveri të prekura, veçanërisht me Turqinë, e cila kishte bllokuar pranimin e Suedisë në NATO dhe është nën presion për të ndërmarrë veprime vendimtare.

Linja që po ndjek qeveria është gjithnjë e më shumë se si vetë djegia e Kuranit ashtu edhe zemërimi ndaj tyre që e djegin, po ushqehen nga agjentë të huaj provokatorë dhe përpjekje dezinformuese – përfshirë edhe Rusinë – e cila është e inatosur nga përpjekjet për anëtarësim të Suedisë në NATO.

Është raportuar gjithashtu se disa banorë suedezë kanë marrë mesazhe të dyshimta me tekst ku bëhet thirrje për "hakmarrje" ndaj atyre që kanë djegur Kuranin në publik.

Image

Ministrat deri më tani e kanë përjashtuar ndryshimin e ligjit suedez për lirinë e fjalës ose ndalimin e plotë të djegies së Kuranit, me Kristersson që këmbëngul se ka një vend për përgjegjësi në krahasim me kufizimet shtetërore. "Gjithçka që është ligjore nuk është edhe e përshtatshme," tha ai në një konferencë shtypi javën e kaluar. "Mund të jetë e tmerrshme, por ende e ligjshme."

Në vend të kësaj, sipas deklaratave të Kristersson se polemika po nxitet nga "të huajt" me qëllim për të minuar sigurinë e vendit, mbrojtja kufitare po rritet.

Duke filluar nga ky muaj, rojeve kufitare po u jepen kompetenca të zgjeruara të ndalimit dhe kërkimit dhe mbikëqyrjes elektronike, një veprim që Ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer thotë se do t'i lejojë ata "të zbulojnë njerëzit që vijnë në Suedi dhe që përbëjnë kërcënim për sigurinë".

Rreziku i mundshëm i sigurisë kombëtare është qartësisht i rëndë. Por gjithashtu e madhe është pyetja se çfarë do të thotë saga e djegies së Kuranit për identitetin qytetar të Suedisë – veçanërisht, vlerat thelbësore të lirisë së fjalës, hapjes dhe barazisë sociale.

Edhe në Suedi, ashtu si në demokraci të ndryshme evropiane, tendencat e ndryshme politike mbajnë një qëndrim të ndryshëm se ku qëndron ekuilibri midis lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco