Mbi 10 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mes tyre 499 fëmijë

Mbi 10 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mes tyre 499 fëmijë

08:23, 03/08/2023
A+ Aa A-

Përafërsisht 10,749 civilë janë vrarë dhe 15,599 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt të vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve ukrainase numri i viktimave përfshin 499 fëmijë. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax-Ukrainë Yuriy Belousov, kreu i Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, tha se “pasi të çlirohen territoret e okupuara të Ukrainës, numri i viktimave pritet të rritet.

“Unë mendoj se do të ketë dhjetëra mijëra të vdekur vetëm në Mariupol. Shifrat e Prokurorisë së Përgjithshme janë të ngjashme me ato të organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara,” tha Belousov.

Më 7 korrik, OKB-ja raportoi se kishte konfirmuar vdekjen e “më shumë se 9,000 civilëve, duke përfshirë mbi 500 fëmijë”, por numri real pritet të jetë më i lartë. Belousov tha gjithashtu se ekipi i tij kishte regjistruar 98,000 krime lufte të kryera nga forcat ruse në Ukrainë gjatë pushtimit.

Ndërkaq forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë shkatërruar pothuajse 15 dronë kamikaze të tipit Shahed gjatë një sulmi rus në Kiev. Kjo u raportua nga kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco